Një ndjekje si nëpër filma është shënuar në Elbasan, ku një shofer që drejtonte një automjet tip ‘Benz ML’, ka bërë parakalim të gabuar dhe nuk i është bindur urdhrave të policisë.
Edhe pse policia i ka bërë shenjë që të ndalojë, shoferi ka ikur me shpejtësi. Në këtë mënyrë policia është vënë në ndjekje të tij dhe e ka ndaluar pas disa kilometrash.
Fatmirësisht nga ky incident nuk u shënua asnjë dëm edhe pse rrezikshmëria e ndjekjes ishte shumë e lartë. Pas ndalimit, policia ka bërë heqjen e patentës së këtij shoferi si dhe veprimet e tjera proceduriale për mos bindjen e tij ndaj urdhrit të policisë.
Ditën e sotme në Elbasan po kryhet një operacion nga policia pas aksidentit të djeshëm që la pas 4 viktima./report