-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njëvjetori i qeverisë serbe, Bërnabiq: Momenti më i rëndë, sulmi ndaj serbëve në Kosovë

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, prezantoi sot rezultatet e punës njëvjeçare të kabinetit të saj dhe vuri në dukje se qeveria serbe ishte përballur me sfida të mëdha, por megjithatë ishte e kënaqur për shkak të ruajtjes së stabilitetit ekonomik.

Ndërkaq, temë e pashmangshme ishte edhe Kosova, duke thënë se momenti më i rëndë për të ishte 13 tetori, duke iu referuar aksionit anti-kontrabandë të Policisë së Kosovës në disa rajone, ndër to edhe në veriun e vendit, e ku pati përleshje me serbët lokalë të cilët kundërshtuan këtë aksion të forcave të rendit.

- Advertisement -

Sipas saj, momenti më i rëndë ka qenë “13 tetori kur shtien ndaj serbëve në Kosovë e Metohi” sikurse edhe ndërmarrja e hapave “për ruajtje të paqes dhe stabilitetit dhe dërgimi i porosisë së qartë se ka gjëra që nuk do të tolerohen”.

“Por presidenti pothuajse gjithçka e mori mbi vete, që na dha hapësirë neve si qeveri që të merremi me çështje tjera të rëndësishme për vendin tonë”, deklaroi Bërnabiqi.

Tutje, ajo tha se Kosova ia ka ndaluar asaj hyrjen “për shkak të politikës që e zhvilloj”, por shtoi se “do ta vizitoj Kosovën dhe Metohinë, sikurse edhe popullin tonë, porsa të plotësohen kushtet”.

- Advertisement -

Në ndërkohë, kryeministrja serbe tha po ashtu se sulmet ndaj serbëve në Kosovë janë shtuar në masë të madhe.

Bërnabiqi tha se gjatë këtij viti, në Kosovë kanë ndodhur 114 sulme ndaj serbëve dhe shtoi se ky është numri më i lartë që nga viti 2008.

- Advertisement -

Në konferencën e saj për media, shefja e ekzekutivit serb, aksionet e institucioneve të Republikës së Kosovës në shtator dhe tetor për të zbatuar ligjet e vendit, i quajti “provokime të tmerrshme”.

“Vetëm me politikën e qetë dhe të zgjuar të presidentit Aleksandar Vuçiq arritëm të ruanim paqen dhe stabilitetin”, tha kryeministrja serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit