2.3 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Njiheni Kosovën njëherë e përgjithmonë”/ Deputeti spanjoll i drejtohet kryeministrit Sanchez

Rekomandime

Zëdhënësi i PNV-së në Kuvendin e Spanjës, Aitor Esteban, ka kërkuar nga presidenti i qeverisë, Pedro Sánchez, këtë të mërkurë që Spanja ta njohë Kosovën si shtet, pas pavarësisë së saj nga Serbia në vitin 2008, gjest që nuk është pranuar asnjëherë nga spanjollët në qeveritë e njëpasnjëshme”, shkruan media spanjolle Eldiario.es.

“Njihni Kosovën një herë e përgjithmonë, pasi jeni përballur edhe në futboll me të”, tha Estebani Sánchez-it gjatë seancës plenare të Kongresit.

- Advertisement -

Ai shtoi se Spanja nuk duhet të frikësohet as nga ndarjet duke iu referuar kërkesave të vazhdueshme për pavarësi të dy komuniteteve autonom, pra asaj të Katalonjës dhe Baskë.

“Ajo që duhet të ndodh do të ndodh”, ka shtuar Esteban.

Spanja si pjesë e Bashkimit Evropian është njëra ndër pesë shtetet mos njohëse të pavarësisë së Kosovës së bashku me Qipron, Sllovakinë, Rumaninë dhe Greqinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit