1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Njihuni me babain që ka 42 fëmijë me gratë që as nuk i njeh

Rekomandime

Tom nga Britania e Madhe, u shfaq sot në emisionin e drekës së Steph në “Channel 4”.

Ai tha se kishte plot 42 fëmijë me gra të panjohura më parë.

- Advertisement -

Burri zbuloi se ka lindur 42 fëmijë me gra që nuk i njeh, pasi u bë pjesë e dhurimit të spermës përmes internetit.

Ai tregoi se si nuk paguhet për spermatozoidin që dhuron dhe madje është i gatshëm të udhëtojë në të gjithë Brtianinë për të takuar gra, që duan që të mbeten me barrë përmes kësaj metode.

“Në vitin 2011 kam lexuar shumë lajme rreth mungesave në ‘rezervat e spermës” dhe mendova të aplikoja,” – shpjegoi ai.

- Advertisement -

‘Unë u kualifikova në një nga “bankat e rezervave” më të njohura të spermës në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosa të dhuroja atje”.

‘Atëherë mësova se ka njerëz që preferojnë të takojnë personin, që donte të kontribuonte me ADN-në e fëmijës së tyre”.

- Advertisement -

Më pas ai nisi ta dhuronte privatisht spermën.

“Disa njerëz, mendoj se ndihen shumë më mirë duke u takuar me personin dhe madje duke ditur një numër gjërash, si mund të ndihmojnë vëllezërit e motrat, në të ardhmen.”

‘Nëse familja e tyre do të ketë një adoleshent një ditë i cili dëshpërimisht mund të dëshirojë të takojë babanë e tij biologjik, unë gjithmonë u kam thënë se do të isha i lumtur ta takoja atë. Këto janë opsione që nuk i marrin përmes një “banke spermatozoidësh,” – tha ai.

Duke shpjeguar procesin, Tom tha:

‘Shumicën e kohës shkoj dhe rri në shtëpinë e tyre.

Mund të pimë çaj në dhomën e tyre të ndenjes dhe të bisedojmë për pak kohë”.

“Pastaj unë thjesht hyj në tualet dhe u jap atyre një shiringë, pastaj dal. Ndonjëherë bisedojmë me video para se të takohemi ose flasim në telefon”.

Deri më sot, Tom ka lindur 42 fëmijë dhe thotë se ai ‘do të ndihmojë ndoshta edhe 20 familje të tjera.

I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse fëmijët e tij do të takoheshin aksidentalisht dhe nuk do ta dinin se ishin vëllezër dhe motra nga i ati, Tom tha:

“Ne kemi një grup në Facebook, ku janë njerëzit që kam ndihmuar.

Kam krijuar gjithashtu mënyra anonime që ata të jenë në gjendje për të kontrolluar nëse një person mund të jetë gjysmë-vëlla ose motër, duke përdorur kriptimin.”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit