0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Njihuni me kryespiunen e Shqipërisë, kosovaren që nisi punën sot

Rekomandime

Ka nisur sot punën në krye të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas propozimit të Kryemininistrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri ka njoftuar se sot kanë bërë së bashku me Hysenin prezantimin në institucionin që nga sot do të drejtohet nga një grua kosovare e cila për një kohë ishte edhe zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

- Advertisement -

Ajo ishte shkarkuar nga ky post në vitin 2021.

Kush është Vlora hyseni

- Advertisement -

Ajo drejtoi Agjencinë Kosovare të Inteligjencës për një periudhë 6 mujore, nga dhjetori 2020 deri në qershor 2021 – periudhë gjatë së cilës institucioni kosovar i inteligjencës ishte pa drejtues.

Ajo më herët ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës në Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, si dhe postin e drejtoreshës për marrëdhënie me jashtë në këtë institucion.

- Advertisement -

Ajo u shkarkua nga posti i kryetares së AKI-së, më 30 qershor 2020 me vendim të marrë nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. Arsyet e vendimit të shkarkimit nuk u bënë publike në atë kohë.

Ndërkaq, bëhet e ditur se Hyseni është një njohëse shumë e mirë e gjuhëve të huaja dhe se zotëron gjithsej 6 prej tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit