3.3 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Njihuni me politikanët që kanë vila në “vendin e KRlMlT” në Brezovicë

Rekomandime

Aksionet e fundit në Brezovicë kanë vënë nën pranga figura me peshë politike, biznesmenë, por edhe zyrtarë institucionalë që mbanin pozita të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Shumica e të arrestuarve dyshohen për veprat penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje, si dhe dhënie ryshfeti.

- Advertisement -

Por, në vendin e dyshuar të krimit, të cilin e ka goditur Prokuroria e Shtetit, 14 të arrestuarit nuk janë të vetmit persona të përfshirë në veprime të dyshuara në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Media ka mësuar se disa nga politikanët dhe ish-udhëheqësit shtetërorë të Kosovës kanë toka dhe shtëpi banimi në Brezovicë.

Sipas informatave ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka në pronësi një vilë në Brezovicë. Ish-presidenti Thaçi në Agjencinë Kundër Korrupsionit më 2020-n ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një tokë bujqësore dhe dy shtëpi.

- Advertisement -

Thaçi nuk është ish-presidenti i vetëm që ka pasuri të pa luajtshme në Brezovicë.

Edhe paraardhjësja e tij, presidentja Atifete Jahjaga, ka në posedim një vilë në Brezovicë.

- Advertisement -

Më 2015, në Agjencinë Kundër Korrupsion, ajo nuk ka deklaruar pronësi mbi pronë në Brezovicë.

Informatat tregojnë se edhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri posedojnë vila në Parkun Kombëtar të “Sharrit”.

Abelard Tahiri, në deklarimin e fundit të pasurisë ka treguar se ka në pronësi të përbashkët një shtëpi malore, por pa specifikuar lokacionin.

Gjithashtu, ai ka deklaruar se ka edhe në pronësi të përbashkët edhe një shtëpi banimi dhe lokale afariste. Ndërkohë, që Memli Krasniqi ka të deklaruar vetëm një shtëpi dhe apartament.

Vilë në Brezovicë, sipas informatave të mediumit, ka edhe Hajredin Kuçi, ish-ministri i Drejtësisë dhe ish-zëvendëskryeministri i Kosovës.

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndryshe nga kolegët e tij, ka në pronësi të tij një parcelë tokë në Brezovicë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit