Sot në orën 15:00 do të hapet aplikimi për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve nga Trusti. Për qytetarët që do të aplikojnë për tërheqje, Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike ka dalë me një paralajmërim.
Përmes një postimi në llogarinë zyrtare, KOS-CERT ka udhëzuar qytetarët që të kenë kujdes gjatë aplikimit online.
“Fillimisht sigurohuni që po hapni platformën e vërtetë të TRUSTIT (https://www.trusti10.org/Item/Home) – Para vendosjes së të dhënave, vërtetoni nëse platforma posedon certifikatën e sigurisë SSL (HTTPS)”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/Kosovo.National.CERT/posts/1687516371427291