1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Njoftim i ri nga Qendra për Menaxhim Kufitar për të gjithë ata që duan të hynë, në Kosovë

Rekomandime

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës ka sqaruar sot se të gjithë ata persona që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe e kanë kryer testin për COVID-19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrim.

Lejeqëndrim dhe kontratë qiraje si edhe dëshmi të tjera të pranueshme. Kjo bëhet në mënyrë që të sigurohet se ata respektojnë masën e vetizolimit, transmeton Indeksonline.

- Advertisement -

Pra personat të cilët nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do të mbajnë vetizolimin nuk lejohet të hyjnë në Kosovë, duke përjashtuar këtu studentët, të cilët vijnë për t’iu nënshtruar provimeve.

Njoftimi i plotë:

?? ???????,

- Advertisement -

?????? ?????? ?? ???????? ??. ??.??/?? ??̈ ????̈? ?? ??? ????, ??̈? ?̧?̈?????? ? ?????? ??̈ ?????????̈? ? ??????̈?.

1. Të gjithë personat që hyjnë në #RKS dhe e kanë të kryer testin për #Covid19, jo më të vjetër se 4 ditët e fundit nuk janë të obliguar të qëndrojnë në vetë izolim;

- Advertisement -

2. Në rastin kur nuk kanë test, ata nënshkruajnë deklaratën për vet-izolim për 7 ditë;

3. Kur ekipi mjekësor vlerëson se ata kanë simptoma të #COVID19, i japin udhëzimet e tyre se si të veprojnë.

Për të hyrë në #RKS, shtetasit e huaj që nuk kanë test të #COVID19 duhet të kenë dëshmi të ligjshme për vendqëndrimin e tyre në Kosovë (???? ??̈????? ??? ????????̈ ??????, ?? ??? ??̈???? ??̈ ????? ??̈ ??????????). Kjo bëhet në mënyre që të sigurohet se ata do të respektojnë masën e vetë izolimit.

Andaj ata persona që nuk paraqesin dëshmi të vendqëndrimit ku do ta mbajnë vetë izolimin nuk lejohet të hyjnë në #RKS.

Përjashtim nga ky rregull bëjnë studentët të cilët vijnë në #RKS për nënshtrim të provimeve, me kusht që të kthehen ne vendet e tyre të njëjtën ditë. Hyrja bëhet duke dëshmuar identitetin studentor me një dokument të vlefshëm të lëshuar nga Institucioni përkatës Arsimor në #RKS.

Të gjithë ata që kanë për qëllim kalimin transit nëpër #RKS, përjashtohen nga këto rregulla.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administrates Publike, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, Kosovo Police, Dogana e Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit