1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Njohësit e çështjeve politike pas letrës së Kurtit: Gjithçka e paqartë se si do të veprojë Presidenti Thaçi!

Rekomandime

Presidenti Thaçi pas tre letrave dërguar Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me emrin e mandatarit sot ka marrë një përgjigje nga zoti Kurti.Në letrën e Kurtit thuhet se ai nuk do të refuzojë t’i përgjigjet atij për mandatarin, por thotë se Presidenti dhe disa parti nuk po e ndjekin rrugën Kushtetuese.Por si pritet të veprojë Presidenti Thaçi pas kësaj përgjigjeje të zotit Kurti ?

- Advertisement -

Drejtori Ekzekutiv i organizatës “Çohu”, Arton Demhasaj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se Kushtetuta nuk përcaktuar një afat se kur partia fituese e dergon emrin e mandatarit tek presidenti.Demhasaj thekson se në mungesë të këtij afati nga LVV-ja interpretohet sikur ka afat ndërsa nga Presidenti Thaçi po bëhet presion me letra, por gjithçka është e paqartë.“Derisa nuk ka afat Kushtetues njëkohësisht e as ligjor e as nuk ka të vendosur precedentë për këtë çështje se si duhet të veprohet.

Mendoj çdo lloj veprimi që bën Presidenti tani mund të quhet veprim i njëanshëm edhe që pastaj ka nevojë pastaj patjetër me u dërgu në Gjykatën Kushtetuese për interpretim, nëse gjithmonë ndodh një veprim i tillë i njëanshëm i Presidentit pra i jepet madati dikujt tjetër dhe përjashtohet Lëvizja Vetëvendosje si subjekt politik për të patur mandatarin për formimin e Qeverisë.Kjo për shkak se Kushtetuta nuk ka përcaktua afat se deri kur partia politike që ka fituar zgjedhjet ka kohë për me dhënë merin për Kryeministër. Në mungesë të këtij afati pra LVV-ja e interpreton se ka afat se ajo dëshiron dhe në anën tjetër Presidenti po bën presion me letrat e tij, gjithçka është e paqartë. Tani varet nga Presidenti se çfarë hapi do të ndërmerr por gjithçka është e paqartë në këtë çështje ” tha Demhasaj për Gazeta Blic.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike Krenar Shala theksoi se Presidenti tashmë duhet të qëndrojë mbi palët dhe udhëzohet sipas Kushtetutës.“Presidenti duhet të veproj konform kushtetutës dhe konform praktikave të deritanishme që janë bërë pas procesit të kalimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit kundër qeverisë. Presidenti nuk e ka mandatin që ta ushtroj vullnetin e tij partikular, por duhet të qëndroj mbi palët dhe të udhëzohet sipas kushtetutës. Neni në të cilin po thirret presidenti nuk është i duhuri pasi që nuk kemi të bëjmë me dorëheqje të kryeministrit por për shkarkim të qeverisë. Edhe sikur të ishte neni 95.5 adekuat për këtë situatë, mandati prap duhet t’i kaloj partisë fituese dhe në këtë nen nuk parashihet që pastaj të i ipet partisë së dytë. Nuk do të ishte në interesin e asnjë partie në Kosovë që të mundësohet mandatimi i partisë së dytë pas rrëzimit të qeverisë sepse kështu do t’i humbte kuptimi i garëz zgjedhore demokratike. Nuk do të kishte më rëndësi se cila parti del e para në zgjedhje dhe kjo situatë padyshim se do ta dëmtonte shumë rëndë demokracinë.

- Advertisement -

Gjithashtu, Presidenti Thaçi nuk mund ta mandatoj partinë fituese pa marr paraprakisht njoftimin nga partia fituese për mandatim. Pra, veprimet e Presidentin po shihem si ni skenarë i cili mëton të rëndoj demokracinë duke provuar ta shkelë kushtetutën për të arrijr disa objektiva meskine dhe personale të tij duke e ditur se mandati i tij pritet të përfundoj në prill të vitit të ardhshëm.” tha Shala për Gazeta Blic.Ndërkohë partia e dytë e dalë në zgjedhje Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e gatshme ta formojë Qeverinë por kanë theksuar se po presin vendimet e VV-së në lidhje me emrin e mandatarit.LDK-ja ka deklaruar se si partner të mundshëm koalicioni sheh Aleancën për Ardhmërinë e Koosvës dhe Nismënsocialdemokrate.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit