1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Njohjen nga Serbia ose duhet ta blejmë, ose ta marrim me zor

Rekomandime

Analisti politik Nexhmedin Spahiu foli në lidhje me bisedën telefonike që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e pati me kryediplomatin e Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ku ai u shpreh se serbët e Kosovës mund të votojnë në referendumin e Serbisë vetëm me postë ose përmes zyrës ndërlidhëse.

Ai komentoi edhe kërkesën e Borrellit për pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në referendumin për ndryshime kushtetuese në Serbi, duke e quajtur atë normale.

- Advertisement -

“Ajo çfarë ka thënë Borrell është ajo çka do të kisha thënë edhe unë po të kisha qenë në pozicionin e tij, por kjo nuk do të thotë se Qeveria e Kosovës duhet me iu bindë. Ai ka bërë kërkesë t’u mundësohet sa më shumë, do të thotë është një kërkesë normale, me gjuhën diplomatike”.

Spahiu këtë e quajti një çështje thjesht politike.

“Kjo është një çështje politike, është një çështje thjesht politike. Kushtetuta e Kosovës dhe plani i Ahtisarit nuk ua ka ndaluar pasjen e dyshtetësisë serbëve të Kosovës, ajo nënkupton të drejtën për të marrë pjesë në jetën politike të atij shteti që e ka shtetësinë, në këtë rast serbëve të Kosovës iu mundësohet të marrin pjesë në jetën politike në Kosovë, për shkak të shtetësisë së Kosovës dhe në jetën politike në Serbi, për shkak të shtetësisë së Serbisë”, tha ai.

- Advertisement -

Vendimin e kryeministrit Kurti ai e cilësoi si të mirë dhe që, sipas tij, e çon çështjen e Kosovës përpara.

“Ne po diskutojmë aspektin politik se a mundet me e realizu apo jo. Unë them se nëse ky vendim që e ka marrë Albin Kurti, që për mendimin tim është i mirë, e çon çështjen e Kosovës përpara, e dëshmon sovranitetin më shumë, por kjo duhet të dëshmohet në vepër, pra kur fjala e kryeministrit dërgohet në vend, e jo nëse ajo shkelet”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Tutje, Spahiu foli edhe për njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, duke thënë se atë ose duhet ta blejmë, ose ta marrim me zor.

“Njohjen e ka në dorë Serbia, njohjen tonë, ne e kemi shpallur pavarësinë më 17 shkurt, ne njohjen tonë e kemi bërë, secili vend e ka bërë njohjen e vet, njohja nga ana e Serbisë është në dorën e Serbisë, atë njohje ne ose duhet ta blejmë, ose duhet ta marrim me zor. Me marrë me zor nënkupton se duhet me ia dërgu avionat, me bombardu Beogradin, edhe me shku Vuçiqin me kapë për veshi edhe me i thënë, nënshkruaje. E meqë s’e kemi këtë mundësi, për me marrë njohje nga Serbia do të duhet ose aleatët tanë me shku me kapë për veshi Vuqiçin, ose duhet me bo kompromis, e për kompromis sigurisht duhet të shikohet se çka është e pranueshme”, u shpreh Spahiu.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit