Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Kështu, ajo tani i ka siguruar medalje Kosovës, derisa do të luftojë për të artën.
Nora fitoi me ippon edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur sllovenen, Kaja Kajzer.
Më parë, i kishte mundur serben, Marica Perisic dhe xhudisten nga Austria, Sabrina Filzmoser.
Nora do të përballet në finale me xhudisten nga Gjeorgjia, vendi ku po mbahet ky Grand Slam – Eteri Liparteliani.