1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nora Gjakova e mposht serben Marica, kalon në çerekfinale të Mastersit Doha

Rekomandime

Nora Gjakova e ka mposhtur xhudisten serbe Marica Perisic për të kaluar në çerekfinale të Mastersit të Dohas, i cili është duke u mbajtur momentalisht në Katar.

- Advertisement -

Xhudistja kosovare Gjakova e mbajti nën kontroll luftën kundër serbes por iu desh të shkojë në “Golden Score” për ta arritur triumfin falë pasivitetit të kundërshtares, e cila u ndëshkua me tre kartonë.

Gjakova rrethin e parë e kaloi pa luftë në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe tani do ta presë kundërshtaren e re në çerekfinale.

Me fitoren e nisën më herët edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, duke i fituar luftërat e tyre përkatëse.

- Advertisement -

Kampionia olimpike Kelmendi e mundi rumunen Andreea Chitu në rrethin e parë dhe do të përballet me polaken Perenc në rundin e dytë në kategorinë deri në 52 kilogramë, raporton Gazeta Express.

Krasniqi, ndërkohë, kaloi në çerekfinale pasi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë.

- Advertisement -

Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit