1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nora Gjakova vazhdon ta shkruajë historinë për Kosovën me germa të arta

Rekomandime

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë olimpike, pas e mposhti Sarah Leoine Cysiquen në finale të hënën, duke ia siguruar Kosovën medaljen e tretë të artë olimpike në historinë e saj.

- Advertisement -

Nora triumfoi ndaj francezes në finale e kategorisë deri në 57 kilogramë, duke e fituar medaljen e parë olimpike në karrierë,.

Triumfi i 28-vjeçares nënkupton se Kosova i ka fituar tashmë dy medalje të arta në Tokio 2020 dhe tri të arta në historinë e saj në Lojëra Olimpike, që të rija në xhudo.

Është një histori olimpike për sportin kosovar që po shkruhet nga vashat, sepse pas medaljes së parë olimpike në historinë e Kosovës të fituar nga Majlinda Kelmendit në Lojërat Olimpike Rio 2016, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i ndoqën hapat e saj në Japoni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit