-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Novi Pazar-Mal i Zi-Pejë, nga erdhën arsenali i armatimit që u konfiskuan nga Policia

Rekomandime

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, ka folur për aksionet e fundit të Policisë së Kosovës ku janë sekuestruar sasi të mëdha të armatimit dhe janë arrestuar pesë persona.

Elezi thotë se kemi të bëjmë me persona që kanë qenë edhe më parë të arrestuar.

- Advertisement -

“Dy persona që janë arrestuar kanë qenë pjesë e Iuftës në Siri dhe Irak. Përvojat dhe eksperiencat që i kanë marrë në ato zona mund të paraqesin rrezik të lartë për sigurinë”, tha ai.

Eksperti i sigurisë thotë se për fat të keq kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe këtu mund të futen pa ndonjë problem ar.më.

Ai thotë se këto raste duhet të merren me seriozitet pasi mund të cenojnë sigurinë e Kosovës.

- Advertisement -

Elezi ka dyshime që mund të jenë futur në Kosovë përmes Malit të Zi në Pejë.

“E dimë se në Novi Pazar ka shumë persona të radikaIizuar. Nga Novi pazari përmes Malit të Zi këto ar.më lehtësisht mund të futen në Pejë. Lidhjet e Kosovës me Novi Pazarin ekzistojnë që nga koha e Iuftës në Siri e Irak”, deklaroi Elezi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit