3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nrecaj: Talibanët mund ta tërheqin njohjen e Kosovës nga Afganistani

Rekomandime

Marrja nën kontroll e Afganistanit nga forcat talibane ka bërë që një numër i madh i qytetarëve atje të ikin vendbanimet e tyre duke kërkuar strehim dhe siguri në vendet e tjera.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe Kosova është zotuar se do t’i strehojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.

- Advertisement -

Një nga pasojat që mund t’i ketë Kosova nga pushteti i ri afgan me rastin e pranimit të refugjatëve nga ky vend është tërheqja e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Kështu tha në Info Magazine Anton Nrecaj, nga Qendra për Ndihmë Jurdike dhe Zhvillim Rajonal.

“Nga aspekti politik mund të ketë pasiguri që pushteti i ri atje do të mund ta tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

- Advertisement -

Në këtë aspekt Qeveria e Kosovës do të duhet të jetë e përgatitur se si do t’i bashkërendis veprimet qoftë juridike por edhe politike në lidhje me pranimin e refugjatëve afaganë”.

Nrecaj tha se në një të ardhme Kosova mund të jetë objekt i suImit nga ana e talibanëve.

- Advertisement -

“Nga aspekti i sigurisë ne nuk shohim ndonjë rrezik potencial nga personat që do të jenë refugjatë të cilët do të vijnë në Kosovë.

Mirëpo rreziku potencial mund të jetë nga pushteti i ri në Afganistan.

E para për shkak se po u dalim në ndihmë njerëzve dezertorë të vendit të cilët po ikin nga Afganistani.

Dhe mund të jetë objekt në një të ardhme jo të afërt objekt i suImeve të ndryshme nga talibanët”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit