1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nuk di t’i japë veturës dhe ndërrojë emrin: Lexoni 6 fakte për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Rekomandime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u lind më 4 korrik 1964 dhe njihet për stilin e veçantë të jetës së tij, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Edi Rama profesionin e fundit e ka politikan, ku na viti 2005 është kryetar i Partisë Socialiste (PS) të Shqipërisë dhe është kryeministër që nga viti 2013.

Ai ka mbajtur një numër postesh qeveritare dhe diplomatike. Gjithashtu ka qenë kryetar i Tiranës për tre mandate.

1. Edi Rama deri më sot ka ndërruar gjashtë profesione, duke qenë basketbollist, piktor, pedagog, ministër i Kulturës, kryebashkiak dhe kryetar i PS.

- Advertisement -

2. Rama ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura për degën Pikturë dhe në vitin 1988 ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve.

3. Edi Rama është ndër të paktë personazhe publike në politikë që ka ndërruar emrin. Në certifikatën e tij të lindjes shkruhet se quhet Edvin Kristaq Rama. Ndërsa pas angazhimit të tij në politikë, ai i firmoste shkresat me Edi Rama.

- Advertisement -

4. Veturat nuk janë hobi i Edi Ramës. Në një prej emisioneve tek Blendi Fevziu, Rama ka deklaruar se nuk di ta ngasë veturën.

5. Në vitin 1992, Rama së bashku me mikun e tij Ardian Klosi, botojnë librin e titulluar ‘Refleksione’. Libër i cili ishte një manifest eseje antikomuniste.

6. Edi Rama ka pasur katër ‘dashuri’ në jetën e tij. E para është artistja Matilda Makoçi me të cilën u divorcua. Më pas gjermania Eva, që nuk qëndroi dot gjatë me të në Shqipëri. Rudina Magjistari moderatorja e njohur ka qenë njëra ndër gratë që ka hyrë në jetën e Ramës, e që kanë bashkëjetuar pesë vite. Dhe tashmë bashkëshortja Linda Basha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit