1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nuk dimë asgjë, jemi të zënë”, nga Klinika Infektive nuk japin detaje për vdekjen e pacientit

Rekomandime

Pak minuta më parë është bërë e ditur se ka vdekur një pacient nga Komuna e Malishevës, për të cilin raportohet se ishte i infektuar me koronavirus.

- Advertisement -

Madje pacienti nuk ishte i evidentuar në listën e të prekurve, kurse familjarët ishin njoftuar që viktima ishte i prekur me koronavirus pas vdekjes së tij.

Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar Komuna e Malishevës përmes një statusi në Facebook.


Ndërsa, Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktoj me drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj- Berisha, por e njejta nuk është përgjigjur.

- Advertisement -

Pas drejtoreshës, Gazeta Sinjali ka kontaktuar me infektologun, Valbon Krasniqi, mirëpo ky i fundit nuk ishte në ndërrim dhe nuk ishte në dijeni për vdekjen e pacientit, mirëpo i njejti ka udhëzuar të kontaktohet Klinika Infektive.

Tutje, Gazeta Sinjali ka kontaktuar Klinikën Infektive, mirëpo nuk mori përgjigje, teksa nga kjo klinikë thanë se nuk dinë asgjë sepse sipas tyre kishin shumë punë dhe ishin nxënë për ta konfirmuar një lajm të tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit