0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Nuk e certifikoi KQZ-ja, Vetëvendosje vepron në çastet e fundit

Rekomandime

VV ankohet në PZAP, dërgon emrat e njëjtë

Të premten mbrëma, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) vendosi që Nisma Socialdemokrate të mos certifikohet as si subjekt politik përkundër që nuk u certifikua as lista zgjedhore me 110 emrat për kandidatë që synojnë Kuvendin, pasi në mesin e tyre pati edhe të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.

- Advertisement -

Në rast se Nisma nuk ankohet në PZAP dhe Gjykatë Supreme, apo këto dy institucione nuk ia pranojnë ankesën si të bazuar, kjo parti nuk do të figurojë fare në fletëvotime të dielën e 14 shkurtit.

Yll Buleshkaj, drejtor i zyrës ligjore për certifikimin e subjekteve politike ka treguar se çfarë ndodh nëse nuk certifikohen partitë dhe cilat janë procedurat që ndiqen nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Madje, me ligjet e Kosovës, nuk përjashtohet mundësia teknike që një subjekt i certifikuar të cilit nuk i është certifikuar listat (siç aktualisht ndodhë me VV-në, AAK-në, e disa parti të tjera), të paraqiten në fletëvotime vetëm me emër të partisë, dhe votat të shpërndahen tek partitë tjera.

- Advertisement -

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Vetëvendosje tashmë janë ankuar pranë PZAP.

AAK do t’i zëvendësojë emrat e kandidatëve për deputet deri sa Vetëvendosje do të kërkojë të certifikohet lista fillestare e pandryshuar.

- Advertisement -

Edhe Nisma socialdemokrate është ankuar për moscertifikim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit