1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nuk e dënoi agresionin e Rusisë, Lavrovi shkon për vizitë në këtë shtet dhe e lavdëron për qëndrimin

Rekomandime

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov u takua me homologun e tij në Indi.

Pas takimit të tyre në Delhi, Lavrov lavdëroi Indinë që nuk e vlerësoi konfliktin në Ukrainë në “mënyrë të njëanshme”.

- Advertisement -

India nuk i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i armëve ruse.

Por, ministri i Jashtëm i Indisë, Subrahmanyam Jaishankar, “theksoi rëndësinë e përfundimit të dhunës dhe përfundimit të armiqësive”.

Në ndërtimin e lidhjeve me Rusinë, India mund të jetë duke kërkuar mbështetje kundër Kinës, me të cilën ishte përfshirë në konfliktin vdekjeprurës kufitar të vitit 2020.

- Advertisement -

Gjithashtu, ajo që i ndërlikon gjërat është fakti se edhe Kina ka pushuar së dënuari veprimet ruse në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit