2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nuk e përmendi asnjëherë: Vëllau i Armend Zemajt nuk iu nda Albin Kurtit në Bruksel

Rekomandime

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel.

- Advertisement -

Gjatë vizitës në Bruksel, Kurti ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister dhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassolisi.

Po ashtu, kryeministri Kurti ka takuar edhe Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, Janusz Wojciechoëski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, Kadri Simson – Komisionerja për Energji, Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe Valdis Dombrovskis – Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit.

E për të gjitha këto takime, Kurti ka njoftuar përmes llogarive të tij në rrjetet sociale. Ai ka vënë në theks se në të gjitha këto takime është shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit