1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Nuk jemi milionerë si Xhavit Haliti”/ Gjashtë mërgimtarë japin 30 mijë euro për zbulimin e sulmit në Gllogjan

Rekomandime

Për zbulimin e kësaj vrasje tashmë gjashtë mërgimtarë janë zotuar se do të japin edhe 30 mijë euro të tjera.

Në mbrëmjen e 26 nëntorit, tre persona mbetën të vra rë, në mesin e tyre dy nxënës dhe shoferi i autobusit, pas një sulmi me kallashnlkov në drejtim të autobusit në afërsi të fshatit Gllogjan të Deçanit.

- Advertisement -

Nga ky incident i plagosur mbeti edhe një person tjetër, nxënës, i cili është operuar në Spitalin e Pejës dhe gjendja e tij është stabile.

Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë arritur që të zbulojnë autorin ose autorët e krimlt të trefishtë, ndërkohë që Qeveria e Kosovës ka ofruar 20 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacione rreth këtij krimi.

Për zbulimin e kësaj vrasje tashmë gjashtë mërgimtarë janë zotuar se do të japin edhe 30 mijë euro të tjera.1

- Advertisement -

Detaje për këtë shumë parash ka dhënë ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai tash jeton dhe punon në perëndim ka treguar se së bashku me shokët e tij, do të japin nga 5 mijë euro për zbuluesin e kësaj vepre makabre, që ndodhi në Gllogjan.

- Advertisement -

Ai thotë se nuk janë milionerë si Xhavit Haliti, por janë në dispozicion që të japin këtë shumë.

“Ne nuk jemi milionerë, nuk i kemi as dy tre milionë euro si Xhavit Haliti, e as nuk kemi para sikurse pushtetet e kaluara. Edhe pse shpesh nga disa pseudo gazetarë përbuzemi ne që jetojmë në mërgim me emra neveritës, ne jemi zotuar të japim këtë shumë. Ne jemi gjashtë veta dhe do t’i dhurojmë nga 5 mijë euro secili”, tergon Miftari.

“Pra, ne jemi një grup shokës që jemi puntorë në fabrikë, dhe i kemi 30 mijë euro në dispozicion në çdo kohë për këtë rast të rëndë që të zgjidhet sa më shpejt. Fëmijët tanë, nxënësit, djemtë dhe vajzat tonë nuk do t’i vret kurrë askush pa e marr dënimin e meritur”, përfundon Miftari.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit