6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

“Nuk jemi shtet policor”: Kelmendi thotë se kjo që bëri sot prokuroria është huqje e madhe

Rekomandime

Gazetari Adriatik Kelmendi ka reaguar sot pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria të veprës penaIe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Kelmendi ka thënë se nuk jemi shtet policor dhe kjo që që bëri sot prokuroria është huqje e madhe.

- Advertisement -

Është huqja më e madhe që mund të ndodhë autorizimi që Prokurori i Shtetit ia paska dhënë Policisë së Kosovës për të iniciuar rast në drejtim të veprës penaIe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, për shkak që një media ka publikuar dokumente që flasin për brengën më të madhe shoqërore jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë – sigurimin e vaksinave kundër Covid-19”, ka shkruar ndër të tjerash Kelmendi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë i tij:

Nuk jemi shtet policor, nuk duhet të lejojmë të bëhemi shtet policor!
Është huqja më e madhe që mund të ndodhë autorizimi që Prokurori i Shtetit ia paska dhënë Policisë së Kosovës për të iniciuar rast në drejtim të veprës penaIe “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, për shkak që një media ka publikuar dokumente që flasin për brengën më të madhe shoqërore jo vetëm në Kosovë, por edhe në botë – sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

- Advertisement -

Kuptoni që dy janë rrugët në një shtet normal për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në deregje – institucioneve që t’i sigurojnë vaksinat, medias që të raportojë se çka po bëjnë institucionet për këtë punë.

Qytetarët kanë nevojë për vaksina, por edhe për të vërtetën.
Nëse një media bën shkelje në raportim, atëherë ka instanca që merren me to; në këtë rast është Këshilli i Mediave të Shkruara. Nëse nuk ka zgjidhje aty, vazhdohet tutje.
Por asnjëherë, kurrë hiç, në një shtet demokratik nuk ka vend që përgjigjja e parë të jetë prokuroria dhe policia.

- Advertisement -

Në këtë vend ne deri tash jemi krenuar me lirinë e mediave (të cilën e kanë lakmuar shtetet e rajonit). Te ne mediat, por edhe partitë politike, kanë publikuar ose kanë thirrë konferenca shtypi për të publikuar skandale, kontrata të dëmshme e situata të tjera të besuara në interes të opinionit publik dhe mirëqenies qytetare. Kjo ka qenë për kreni.
S’ka pse tash me veprime të nxituara të përmbyset kjo atmosferë shumë e pëlqyeshme e fjalës së lirë dhe thirrjes në llogaridhënie.
Prokuror, ktheje vendimin mbrapshtë! Mos e kthe mbrapshtë këtë republikë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit