Një banor i lagjes Dardani ka vendosur biçikletën e tij në dritare të banesës së tij.
Shumë shpesh në banesat e Prishtinës ndodhin gjëra qesharake por edhe serioze.
Dikush ballkonet e vogla, dritaret, dyert i shfrytëzon për të vendosur rroba, ose ndonjë paisje më të vogël.
Mirëpo një qytetar i lagjes Dardania, ka befasuar një lexues të Gazeta Metros sot.
Ai ka vendosu biçikletën e tij në hekurat rrethues të banesës së tij. Kjo sa është qesharake është edhe serioze, pasi që mund të bie poshtë dhe mund ta lëndojë ndonjë qytetarë.
Biçikleta duket se ka qenë e lidhur mirë, por prapë se prapë kjo është e rrezikshme.
Më poshtë keni fotografinë e dërguar në redaksi.