-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk ka kufizim të lëvizjes pas vendimit të qeverisë

Rekomandime

Qeveria ka marrë vendim që të lehtësojë disa prej masave anti-COVID-19.

Ekzekutivi me vendimin e mbrëmshëm ka hequr kufizimin e lirisë së lëvizjes.

- Advertisement -

Prej mbrëmë qeveria ka shfuqizuar vendimin e më hershëm ku qytetarët nuk lejoheshin të qarkullonin pas orës 22:30 deri në orën 05:00, të mëngjesit. Ndër vendimet e tjera të marra është zgjatja e orarit të gastronomive për një orë.

Njëkohësisht, të gjithë qytetarët e huaj që hyjnë në Republikën e Kosovës dhe që vijnë nga vendet me rrezik të lartë duhet të kenë testin PCR, me përjashtime.

Sipas Qeverisë, institucionet shëndetësore obligohen t’i rikthejnë shërbimet shëndetësore në përputhje me masat për mbrojtje nga COVID-19.

- Advertisement -

Ndryshe në QKUK dhe Spitalet rajonale po trajtohen 189 pacient prej tyre 102 të konfirmuar me Covid-19.

123 pacient po trajtohen me oksigjenoterapi, 4 në respiratorë dhe 8 me CPAP (SIPAP)./koha.net/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit