4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nuk ka qetësi në bregdetin shqiptar, i vihet flaka 60 çadrave të një biznesi në Dhërmi

Rekomandime

Bizneset shqiptare e kanënisë me nervozë sezonën turistike. Shfrytëzimi i vijës bregdetare në Shqipëri po rezulton të jetë një problem i madh.

- Advertisement -

Pas ngjarjes në Velipojë që tronditi vendin një tjetër konfIikt ka filluar në jug të Shqipërisë.

Sipas mediave atje mbrëmjen e djeshme rreth orës 01:30 në Drimadhe (Dhërmi) janë djegur 60 shezllone të një biznesi të vogël që operonte në atë plazh.

Sipas tyre djegia mund të ketë qenë e qëllimshme dhe shkak mund të jetë bërë një konflikt i mëparshëm midis bizneseve për shfrytëzimin e vijës bregdetare ose konkurrenca.

- Advertisement -

Shezlongët kanë qenë në pronësi të 55 vjeçarit Bilbil Domit. Shezlongët i kishte mbledhur për t’i hapur ditën e nesërme, pasi sapo kishte marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit. Siç duket disa bizneseve fqinjë të tjerë nuk i ka pëlqyer kjo, dhe dyshimet e para kanë qenë nga konkurrenca.

Krejt në fund mediat në Shqipëri tregojnë se ende nuk ka asnjë komunikim zyrtar nga policia

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit