3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

‘Nuk më ftuan’, Rama i kundërpërgjigjet Haradinajt: E kemi ftuar Thaçin në takimin e 21 dhjetorit

Rekomandime

Kryeministria e Shqipërisë i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se Kosova nuk është ftuar në tryezën e Mini-Schengenit, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gjatë një konference për media, Haradinaj tha se Kosova nuk ka marrë ftesë në takimin e paralajmëruar mes vendeve të Ballkanit për çështjen e Mini-Schengenit më 21 dhjetor në Durrës.

Kryeministria shqiptare i është përgjigjur kësaj deklarate të Haradinajt, ku thanë se për shkak të mosformimit të Qeverisë së re, ftesa i është dërguar Presidentit të Kosovës.

‘Nisur nga një deklaratë e bërë nga kryeministri i dorëhequr i Kosovë sqarojmë se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin që në Kosovë ende nuk është formuar qeveria e re, Kosova është ftuar në nivelin më të lartë njësoj si në takimin e Ohrit, përmes ftesës drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Zyra e shtypit e Kryeministrit të Shqipërisë’, ka njoftuar kryeministria shqiptare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit