11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Nuk mjaftojnë vetëm çeçenët: Rusia përgatit edhe TERR0RlSTË nga Siria për t’i çuar në Ukrainë

Rekomandime

Rusia është duke u përkujdesur që kjo Iuftë të jetë e pistë dhe e përgjakshme, duke dërguar arsenalin e saj më të fortë në Ukrainë, e po ashtu duke dërguar grupe speciale militare për të kryer misione të tmerrshme ndaj figurave kryesore të shtetit ukrainas.

Gjatë ditës, Republika e Çeçenisë njoftoi për mijëra ushatarë të vet që do të dërgohen në Ukrainë për të kryer misione të dhëna nga diktatori Putin. Pas çeçenëve, Rusia është duke përgatitur edhe njësi militare nga Siria, pra ushtarë që janë pro Assadit, për t’i dërguar në Iuftën e Ukrainës.

- Advertisement -

“Rusia po përgatit një grup militar sirian (pro-Assad) nga Raka në verilindje të Sirisë për të shkuar dhe për të Iuftuar në Ukrainë”, shkruan gazetari Asaad Hanna.

Sipas tij, grupi i parë i grumbulluar regjistroi 200 Iuftëtarë brenda 48 orëve të fundit.

Ky lajm vjen menjëherë pas takimit që diktatorët e Rusisë dhe Sirisë që patën me njëri-tjetrin.

- Advertisement -

Barbaria ruse duket se nuk ka kufi, meqë së fundi kanë filluar të sulmojnë edhe mbi civilë, ndërsa dërgimi i mercenarëve nga Çeçenia e Siria nuk do ta de-përshkallëzojë fare situatën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit