1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

“Nuk na frikësojnë sanksionet e amerikanëve”, Turqia nuk tërhiqet nga sulmet

Rekomandime

Pas paralajmërimeve nga Donald Trump se Amerika do t’i vendosë sanksione të ashpra Turqisë nëqoftëse nuk ndalojnë sulmet mbi kurdët reagon dhe shteti turk.

- Advertisement -

Në një intervistë për BBC Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu shprehet se nuk tremben nga sanksionet që do t’i vendosen dhe se nuk kanë ndërmend të ndalojnë sulmet e nisura.

Ai gjithashtu shprehet se siguria kombëtare është prioriteti numër një dhe pret që aleatët të bashkohen me qëndrimin e Turqisë.

Kujtojmë që pas tërheqjes së ushtrisë amerikane nga kufiri mes Sirisë dhe Turqisë një javë më parë, kjo e fundit dërgoi forcat e veta për të luftuar kurdët. Synimi i tyre është t’i sprapsë nga kufiri i tyre duke mos i lejuar të konsolidojnë një shtet të tyren.

- Advertisement -

Por aktet e Turqisë patën reagime dhe nga Trump i cili deklaroi se do të vendoste sanksione shumë të larta në eksportimin e mallrave mes dy vendeve sidomos ato të municioneve ushtarake, nëqoftëse ato vazhdojnë sulmet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit