2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Nuk ndalet me akuza Milaim Zeka: Albin Kurti po fut Kosovën në luftë, Thaçi është kërcënuar

Rekomandime

Ditën e sotme në Top Talk ishte i ftuar analisti Milaim Zeka i cili ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.Ditën e sotme në Zagreb do të mbahet një samit dhe ajo që bie në sy është se Kosova do të përfaqsohet nga Hashim Thaçi dhe jo Albin Kurti.

- Advertisement -

Ai ka paralajmëruar një luftë civile dhe gazetari Dyrnjaja ndërhyn duke e pyetur:Mos kjo luftë civile që ju po paralajmëroni ose sinjalizoni qëndron vetëm në kokat e politikanëve dhe jo të njerëzve, popullit.

“I nderuar zyrtarët më të lartë të VV, këshilltarët e kryeministrit Kurti, njerëz të nivelit më të lartë, nëpërmjet postimeve të tyre në ‘Facebook’ kanë kërcënuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi me tekste të tilla, “a e din ti zoti president se si ka përfunduar Gadafi”, Albin Kurti në vitin 2006 ka deklaruar publikisht se ne jemi gënjyer se na ka çliruar NATO, ne nuk jemi të çliruar. Në datën 6 tetor argumenti numër tre Albin Kurti ka ardhë si çlirimtar i Kosovës dhe këta njerëz që pretendojnë se janë çlirimtarë dhe jo fitues normalisht që unë si qytetar, gazetar si ish-deputet kam 1 milion arsye për t’u frikësuar se janë duke drejtuar Kosovën drejt një lufte civile dhe duke pas parasysh që këshilltarët kryesor ekstremist i ka nga Tirana.”, tha Zeka.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit