5.9 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nuk ndalet ministrja Gervalla, flet për gazetën zvicerane: Pas Iuftës, ushtarët e UÇK’së eIiminuan serbë, romë dhe ish-rivalë të tyre

Rekomandime

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka vazhduar diskursin kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke thënë se ishin anëtarët e kësaj force ushtarake që kryen vr.asje përgjatë kohës së pasIuftës. Sikurse në deklaratat e mëhershme, edhe kësaj here Gërvalla për mediumin zviceran ‘NZZ’ ka kërkuar “drejtësi për të gjithë”.

“Gervalla-Schwarz kërkon që shumë vr.asje të pasIuftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Shqiptare të Kosovës UCK. Viktimat ishin kundërshtarët serbë, romë dhe shqiptarë të UÇK-së”, thuhet ndër të tjera në artikullin për mediumin zviceran.

- Advertisement -

Siç përvijëzohet në artikull, kryediplomatja kosovare fajin për mos-zgjidhjen e rasteve të vr.asjeve të pasIuftës ua lë gjyqësorit dhe pushteteve të mëhershme, derisa ceket në të njëjtin paragraf se kryeministri Albin Kurti e ka kundërshtuar Gjykatën Speciale.

“Së bashku me të tjerët, unë kam kërkuar vazhdimisht që vr.asjet politike pas përfundimit të Iuftës të hetohen plotësisht”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz për NZZ, derisa ka kërkuar drejtësi papërjashtimisht për shqiptarë, serbë e romë.

Zëvendëskryeministrja deklarata të ngjashme pati dhënë edhe vite më parë, duke i akuzuar ish-krerët e UÇK’së për, siç pretendon ajo, vr.asje të kundërshtarëve politikë përgjatë periudhës së pasluftës. Ndërkaq, atëbotë premtonte se do të depononte dëshmi nëse do krijohej një gjykatë që i gjykon ata.

- Advertisement -

“Brenda mundësive që kam patjetër që do të kërkoj materiale në Speciale. Po kam material. Kemi kryetar të parlamentit që unë e quaj më të turpshme se sa Thaçi që është president. Gjithë bota e di kush është Kadri Veseli dhe gjithë bota e di kush është Hashim Thaçi. Kadri Veseli ka qenë koka e organizatës që ka bërë kr.ime ndaj kundërshtarëve politikë”, pati deklaruar ajo.

Pas kritikave të shumta që pati marrë për deklaratat anti-UÇK, për të cilat pati edhe iniciativa e konferenca nga opozita, Gërvalla-Schwarz dha edhe njëherë deklarata kundërthënëse, duke thënë se do kërkojë drejtësi të gjithë, pa marrë parasysh dallimeve në kombësi.

- Advertisement -

“Asnjeherë nuk do të pushoj së kërkuari drejtësi për të gjitha viktimat në Kosovë, pa marrë parasysh përkatësinë politike, gjininë, kombësinë apo funksionin e viktimave dhe autorëve të kr.imit”, pati shkruar ajo në ‘Facebook’, disa ditë pas vazhdës së kritikave në adresë të kryediplomates.

Në mbrojtje personit të dytë më të rëndësishëm pas Kurtit, i pati dalë edhe kryeministri, duke i cilësuar kritikat si “fushatë kundër saj”.

“Dje, duket që filloi një fushatë kundër zëvendëses sime dhe ministres së MPJD, znj. Donika Gërvalla, me tezën se ajo nuk e respekton UÇK-në. Është interesante qysh kjo fushatë nuk nisi kur znj. Gërvalla erdhi në listën tonë zgjedhore e as kur u emërua ministre, por tash që u kthye nga vizita e suksesshme në Bruksel”, pati thënë Kurti.

Këto deklarata prekën subjektin politik të cilën përfaqësuan ish-krerët e UÇK’së. PDK, nëpërmjet një konference, kërkuan shkarkimin e kryediplomates. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në konferencë pati thënë se të gjithë ishin dëshmitarë të angazhimit të ministres Gërvalla për denigrimin e Iuftës së UÇK’së.

“U pa angazhimi i ministres së Punëve të Jashtme në denigrimin e Iuftës së UÇK-së, ajo sot vazhdoj të fyej Iuftën e UÇK-së, kauzën tonë më të ndritur, fyente viktimat të cilët ranë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, gratë e dhu.nuara gjatë Iuftës në Kosovë dhe sakrificën tonë më të madhe”, tha Tahiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit