0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Nuk ndalet Serbia: Pretendohet se edhe një shtet tërhoqi njohjen e shtetit të Kosovës

Rekomandime

Republika e Naurusë tërheqë njohjen e Kosovës, pretendon media serbe e afërt me Vucic. Ata shkruajnë se është tërhequr njohja e bërë në prill të 2008’së, transmeton Gazeta Metro.

- Advertisement -

Gazeta serbe e afërt me pushtetin pretendon se kjo do të jetë tërheqja e 17 nga shtetet që kanë pranuar shtetësinë e Kosovës. Nuk përmend detaje dhe burime rreth këtij pretendimi.

Ata më tej krenohen se 193 shteteve sovrane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, tani në listën e atyre që kanë pranuar Kosovën si shtet të pavarur mbeten 93 prej tyre, derisa 95 janë kundër shpalljes së pavarësisë, derisa pesë prej tyre abstenojnë sipas tyre.
Media serbe “Kurir” pretendon se nën presionin e Australisë, Republika e Naurusë kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Republika e Naurusë është shteti me territorin më të vogël në botë dhe pavarësinë e shpalli në vitin 1968. Më parë ishte koloni i Mbretërisë së Bashkuar dhe nën administrimin e Australisë.

- Advertisement -

Republika e Naurusë ka njohur pavarësinë e Kosovës më 223 prill të 2008’s me anë të misionit të tyre të përhershëm diplomatik në OKB’së

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit