1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nuk ndalet Vuçiq, i shpallë sërish Iuftë Kosovës: Le të Iuftojmë me njerëzit tanë atje

Rekomandime

Gjatë vizitës së sotme në Kraljevo, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia po vazhdon te jetë nën presion, veçanërisht pasi u bë më e fortë.

- Advertisement -

“Do të ketë shumë presion rreth Kosovës dhe Metohisë, por mbi të gjitha sepse Serbia është më e fortë sot, dhe mos harroni se ata na suImojnë nga Zagrebi çdo ditë edhe kur ne nuk u kemi thënë apo bërë asgjë atyre. As unë nuk jam fajtor në Podgoricë, është i gjithi faji ynë, sepse Serbia më në fund po ecën më shpejt se të gjithë të tjerët. Sepse Serbisë iu deshën 80 vjet që të zgjohej dhe të fillonte punën”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se puna e shtetit është të Iuftojë me njerëzit e tij në Kosovë, të mbrojë vendin e tij dhe të mos prekë askënd tjetër.

“Le të shkojmë më fort dhe më shpejt, dhe vetëm me mbështetjen tuaj ne mund ta bëjmë këtë. Le të Iuftojmë së bashku, për të treguar se kemi shumë më tepër energji pozitive sesa energjia e tyre negative, dhe që Serbia të jetë më e pasur dhe madje edhe më e fortë”, tha Vuçiq

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit