4.2 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Nuk po e sheh fushën me sy, Xherdan Shaqiri tregon a i ra pishman që iu bashkua Liverpoolit

Rekomandime

Xherdan Shaqiri ka thënë se nuk pendohet për asnjë sekondë që i është bashkuar Liverpoolit, duke këmbëngulur se fitimi i Ligës së Kampionëve me të kuqtë dëshmon se ai ka triumfuar pasi njerëzit e quajtën dështak pas rënies nga Premierliga me Stoke City.

- Advertisement -

Pasi iu bashkua Liverpoolit për rreth 15 milionë euro verën e 2018-es, anësori shqiptar i Kombëtares së Zvicrës u kritikua për mungesë profesionalizmi në Stoke nga një numër personalitetesh së futbollit, përfshirë ish-bashkëlojtarin Charlie Adam.

Por, ish-ylli i Bayern Munich dhe Inter, e përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi i tretë më i mirë i Liverpoolit dhe e fitoi Ligën e Kampionëve për herë të dytë në karrierë.

“Unë kam triumfuar”, ka thënë Shaqiri për Schweizer Illustrierte.

- Advertisement -

“Nuk jam penduar për kalimin në Liverpool për asnjë sekondë. Shumë persona më kanë quajtur të dështuar në Stoke, por kush mund të thotë se nga rënie nga liga e ka fituar Ligën e Kampionëve?”, shtoi ai.

“Unë e di çfarë mundem dhe se përshtatem me futbollin anglez. E kam merituar kontratën me Liverpoolin pas paraqitjeve për Stoke. Është thjesht një hap para në karrierën time, ku të gjithë do të donin të luanin”, theksoi Shaqiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit