Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar 96 për qind të votave.
Në ueb faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), është duke u bërë procesimi i të dhënave.
Sipas këtyre të dhënave, deri më tani janë numëruar 2 mijë e 445 vendvotime apo 96 për qind e tyre
Në bazë të këtyre statistikave Lëviza Vetëvendosje ka arritur ti marrë 198 mijë e 156 vota apo 25.78 për qind të votave.
Në vend të dytë është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila ka arritur t’i mbledh 192 mijë e 642 vota apo 25,06%, kurse Partia Demokratike e Kosovës (PDK) radhitet në vendin e tretë me 162 ijë e 680 vota apo 21,17%
Në anën tjetër koalicioni AAK-PSD ka arritur ti mbledh vetëm 89 mijë e 380 vota apo 11,63%, kurse koalicioni tjetër, NISMA-AKR ka mbledhur vetëm 37 mijë e 814 vota apo 4,92%.