Përfundimisht Vetëvendosje ka arritur të marrë mbi 48 për qind të votave apo mbi 372 mijë vota që është rekord historik për Kosovën.
Ky numër mund të shtohet pas votave me kusht dhe nga diaspora.
Partia e Fatmir Limajt tashmë kur janë numëruar 100% e votave të rregullta, rezulton se ka marrë saktësisht 20 mijë e 59 vota, raporton Gazeta Express.
Kthyer në përqindje i bie 2,59% që për Nismën Socialdemokrate janë të pamjaftueshme për ta kaluar pragun zgjedhor.
Kjo përqindje e votave të publikuara nga KQZ-ja është nga totali i votave të rregullta të zgjedhjeve të 14 shkurtit.
Në rezultat nuk janë të përfshira votat me kusht dhe ato të diasporës./