-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Numri i ushtarëve rusë të eleminuar në Ukrainë, BBC del me shifër

Rekomandime

Shërbimi rus i BBC-së ka përcaktuar identitetin e 2,120 ushtarëve rusë të eleminuar gjatë pushtimit të Ukrainës deri më tani.

- Advertisement -

Në bazë të hetimit, shifra u përpilua duke përdorur njoftimet zyrtare, raportet e shtypit dhe konfirmimet e familjes.

Rreth 20% e të vdekurve të konfirmuar ishin oficerë, por kjo mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se vdekjet e oficerëve të rangut më të lartë kanë më shumë gjasa të raportohen.

Një numër joproporcional i viktimave erdhën gjithashtu nga rajone më të varfra ruse, me vetëm tre nga të vdekurit që dihet se kanë ardhur nga Moska, pavarësisht se pothuajse 1 në 10 rusë jeton në kryeqytet.

- Advertisement -

Kremlini nuk ka publikuar një numër të përditësuar të vdekjeve që nga 25 marsi kur i vendosi humbjet e veta në 1,351.

Është e pamundur të dihet numri i vërtetë i viktimave, por javën e kaluar Britania e Madhe vlerësoi se rreth 15,000 trupa ruse ishin eleminuar, shifra më e ulët se vlerësimet e vetë Ukrainës, por dukshëm më shumë se sa ishte pranuar nga Moska./A2CNN

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit