1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Nusja me fustan të bardhë në fotografinë që mbulohet me ngjyrë në Kabul është Beatrix Ramosaj

Rekomandime

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar vazhdimisht për aktet e ndryshme të talibanëve prej se rimorën kontrollin në Afganistan.

- Advertisement -

Në rrjetet sociale është publikuar një imazh që shfaqte një njeri duke i mbuluar me ngjyrë fotografitë e femrave në një mur në Kabul.

Reklama të ndryshme të femrave të veshura me fustane nusërie janë ngjyrosur në Kabul pas hyrjes së talibanëve.

- Advertisement -

Imazhi në fjalë që paraqiste mbulimin me ngjyrë të fotografive të femrave me fustane nusërie është realizuar jashtë një salloni bukurie.

Porse lajmi është që njëra prej bukurosheve me fustan të bardhë është i këngëtares shqiptare, Beatrix Ramosaj, i realizuar nga fotografi Said Mhamad, si pjesë e një fushate reklamuese turke e që ka arritur edhe në Kabul.

Edhe pse zëdhënësi i talibanëve ka thënë se grupi militant do t’i respektojë të drejtat e femrave, ai njëherësh ka pohuar se ato do të duhet të mbajnë mbulesë në publik.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit