1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Nusja shqiptare nuk ndalet: Dje rrahu vjehrrin dhe vjehrrën, sot rrah burrin dhe kunatin

Rekomandime

28-vjeçarja nga Librazhdi, e cila dje rrahu vjehrrin dhe vjehrrën sot ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortit e kunatit të saj, raportojnë mediat në Shqipëri.

“Mësohet se E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, janë proceduar penalisht për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K”, thekson njoftimi i policisë.

- Advertisement -

Paraprakisht në media ishte raportuar se e njëjta ka ushtruar dhunë edhe ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit