Vijon të rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti.
Një djalë nga Kosova është nxjerrë pa jetë nga forcat e policisë në gërrmadhat e një hoteli në Durrës.
Mësohet se së bashku me vëllain e tij, djali nga Kosova kishin mundur të kërkonin ndihmë përmes telefonit, por pas orëve të tëra në operacion shpëtimi, ai nuk mundi t’ia dalë.
Forcat e ushtrisë janë ende në kërkim të vëllait të tij që mendohet të jetë i gjallë nën rrënoja.