-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Objektivi pushtimi i plotë, Rusia merr mercenarë sirianë, serbë dhe azerë për të Iuftuar Ukrainën

Rekomandime

Rusia është duke përfshirë në formacionet e saj ushtarake, luftëtarë mercenarë të ardhur nga Siria, Serbia dhe Nagorno-Karabaku, për të pushtuar kështu plotësisht Ukrainën.

Mediat italiane shkruajnë se kjo deklaratë është bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kujtojmë se luftimet janë në ditën e 18-ë të saj. Ato kanë qenë mjaft të ashpra, ku deri më tani janë shënuar mijëra të vrarë dhe shumë dëme materiale. Qytetarët po mundohen të largohen nga Ukraina dhe të shpëtojnë veten.

- Advertisement -

Ata po përdorin korridoret humanitare për t’u vendosur më pas në Poloni, Hungari apo vendet e tjera që janë në kufi me Ukrainën. Në deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët ukrainas, ata janë të shqetësuar se mos Rusia, zhvillon sulme me armë kimike. Për këtë ka ardhur dhe një paralajmërim nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se nëse Moska ndërmerr një hap të tillë do të ketë një reagim të ashpër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit