6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Oficeri i inteligjencës ruse ‘zbarkon’ në Serbi/ Eksperti i sigurisë jep alarmin për mekanizmat e sigurisë në Kosovë

Rekomandime

Rusia praktikisht e ka filluar pushtimin e Ukrainës në orët e hershme të mëngjeit të ditës së martë.

Tensionet diplomatike nga ky fillim pushtimi kanë vazhduar gjatë gjithë ditës, ndërsa Putini nuk është ndalur në agresivitetin e tij dhe të Rusisë. Ai e ka shpallur inekzistente Marrëveshjen e Minskut, e bërë pas pushtimit rus të Krimesë, më 2014.

- Advertisement -

SHBA-ja e ka shpallur fillim të pushtimit rus të Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi kryesor i Putinit është pushtimi i plotë i Ukrainës.

Perëndimi ka filluar reagimet praktike. SHBA-ja ka shpallur disa sanksione, sikurse edhe Britania e Madhe, kryesisht në aspektin financiar, ndërsa Gjermania e ka anuluar certtifikatën për gazin rus,

Tensionet, tashmë edhe me lëvizje pushtuese të Rusisë ndaj Ukrainës, po vlerësohen si rrezik për destabilizimin e Evropës, por edhe të disa shteteve të Ballkanit.

- Advertisement -

Serbia, e cila Rusinë e ka krah të fortë, ka për synim destabilizmin e Bosnjes, e hiq më pak edhe të veriut të Kosovës.

Në anën tjetër, mediat pro-qeveritare në Serbi kanë raportuar se oficeri i parë i inteligjencës së Kremlinit, Nikolai Patrushev, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putin, do të vizitojë Beogradin më 28 shkurt.

- Advertisement -

Sipas këtyre raportimeve, që kanë arritur edhe në mediat ndërkombëtare, Patrushev do të bisedojë me zyrtarët serbë për pretendimet se “mercenarët” nga Kosova, Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina “do të luftojnë në Ukrainë kundër palës ruse”.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura. Putin po ashtu ka urdhëruar dërgimin e trupave atje.

Perëndimi ka nisur t’iu përgjigjet veprimeve të Moskës me sanksione të reja kundër individëve dhe rajoneve separatiste.

Rusia, në fakt, është nën sanksione qëkur ka aneksuar në mënyrë të paligjshme Gadishullin ukrainas të Krimesë, në vitin 2014, dhe ka nisur mbështetjen për lëvizjen separatiste në lindje të Ukrainës.

Luftimet midis separatistëve pro-rusë dhe forcave qeveritare të Ukrainës, që vazhdojnë ende, kanë lënë mbi 14,000 njerëz të vrarë.

Me nisjen e konfliktit, tetë vjet më parë, në anën e separatistëve pro-rusë janë gjetur edhe vullnetarë kryesisht nga Serbia dhe nga Republika Sërpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë.

Kjo është konfirmuar nga hetimet gjyqësore në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ku ligji e ndalon pjesëmarrjen në fushëbetejat e huaja.

Në anën tjetër të frontit, atë të forcave ukrainase, kanë qenë luftëtarë nga Kroacia, si pjesë e batalionit të ekstremit të djathtë Azov, kanë nxjerrë në pah raportet hulumtuese.

Eksperti i sigurisë Drizan Shala pohon se, sekretari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë Nikolai Patrushev vizitoi Beogradin në vitin 2016 , 2017, 2018 si dhe në vitin 2019 ku Shërbimi Inteligjent serb diktoi një aktivitet të Shërbimit Rus brenda territorit të tij, respektivisht brenda ushtrisë serbe.

“Pra, kjo tregon se Rusia që nga viti 2016, përjashto vitin 2019 dhe 2020 si pasojë e Covid-it që zyrtarisht nuk dihet që ka patur vizitë të nivelit të tillë në Beograd apo në Moskë, ka pasur aktivitete në Serbi. Ky është një indikacion që strukturat e sigurisë së Rusisë janë tejet prezente për të forcuar bashkëpunimin e dy vendeve për interesat e tyre ekspansioniste të Serbisë në territoret e ish shteteve të RSFJ-së si dhe Rusia të mund të jetë brenda orbitës së teorisë së lavjerrësit ku me një këmb është në pengimin e anëtarsimit të vendeve të Ballkanit në BE dhe zgjerimit të NATO-s në vendet e Ballkanit si dhe të bëj presion ndërkombëtar për interesat e saja në pjesën e Detit të Zi”, thekson ai.

Ai shton se, nëse mirret përbazë fakti që kemi një destabilizim në aspektin politik në Bosnje me Republikën Serbe, në Mal të Zi, ku si rrugëdalje ka një qeveri të pakicës dhe shtimit të presionit të subjekteve pro serbo-ruse, një Maqedoni e Veriut e cila ka një pengesë të quajtur Bullgari në rrugëtimin e saj drejt BE-së, dhe në fund procesi ende i pa përfunduar i raporteve shtet me shtet të Kosovës me Serbinë, lë hapësirë që propabiliteti të jetë i lartë, i aktiviteteve të shërbimeve informative të Rusisë në hapësirën e Ballkanit duke shfrytëzuar infrastukturën e shërbimit serb.

Ai thekson se institucionet e Kosovës ato politike kanë ngritur shqetësimin e tyre në arenën ndërkombëtare sa i përket interferimit të krizës së Ukrainës në nivelin e sigurisë në nivel të rajonit me theks të veçantë të Kosovës në procesin e dialogut.

“Ndërsa, mekanizmi i sigurisë së Kosovës që për fushëveprimtari ka detektimin e çdo aktiviteti të mundshëm të shërbimeve armike kundër sigurisë nacionale të vendit, të iniciojë nëse nuk e kanë bërë deri më tani një bashkëpunim me Qendrën e Inteligjencës dhe Situatës së BE-së (EU INTCEN), ku dihet që shtetet anëtare të BE-së janë pjesë e kësaj qendre duke shkëmbyer informacione që për synim kanë sigurinë e shteteve anëtare të BE-së, por edhe të Evropës në përgjithësi dhe një anëtarësim / bashkëpunim i mekanizmit të sigurisë së Kosovës në këto institucione do të mund të sillte informacione tejet të rëndësishme të strukturave ruse qoftë në Evropë, siç ishte rasti me aktivitetet në Suedi të SVR- Ruse dhe mënyrës së veprimit të tyre apo edhe në Ballkanin perëndimor duke luftuar dhe penguar çdo tentative të mundshme përmes bashkëpunimit reciprok në shkëmbim të informacioneve”, potencon Shala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit