1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Olluri: Qeveria Kurti ka shprehur dëshirë të flaktë për mbylljen e mediave kritike

Rekomandime

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka shprehur “dëshirë të flaktë për mbylljen e mediave kritike”, në një deklarim pas reagimeve që shkaktoi një shkrim hulumtues i Insajderit.

- Advertisement -

Olluri, i cili u intervistua nga Prokuroria të shtunën pas raportimeve për kontratën me Pfizer, ka deklaruar sot se marrja e tij në pyetje lidhur me shkrimet e publikuara në Gazetën Insajderi përmban një mesazh të qartë: shprehjen e një dëshire të pushtetit për mbylljen e mediave.

“Mesazhi i qeverisë unë mendoj se ka qenë i qartë; shprehje e një dëshire të flaktë të tyre për t’i mbyllur mediat kritike. Një ndërsyerje e militantëve të tyre për t’i fyer mediat kritike. Për mua është e çuditshme se pse kjo qeveri e ka të rëndësishme imazhin në media në Kosovë, më shumë sesa përmbushjen e premtimeve që u ka dhënë qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Olluri.

Drejtori i Insajderit ka deklaruar se funksionimi i mediave është i rregulluar në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës dhe se kjo bazë ligjore do duhej ta tërhiqte nga ndjekja e mediave kritike.

- Advertisement -

“Në momentin kur mediumi i mbron të drejtat e tyre ligjore, unë besoj që këta do të tërhiqen nga ndjekja e mediumeve”, ka deklaruar Olluri.

Olluri ka thënë se rasti i fundit, i intervistimit të tij nga organet e drejtësisë, vë në rrezik shprehjen e lirë në Kosovë.

- Advertisement -

“Sa më i ashpër që është pushteti ndaj mediave, aq më shumë rrezikohet shprehja e lirë”, ka thënë ai.

“Mesazhi i qeverisë unë mendoj se ka qenë i qartë; shprehje e një dëshire të flaktë të tyre për t’i mbyllur mediat kritike. Një ndërsyerje e militantëve të tyre për t’i fyer mediat kritike. Për mua është e çuditshme se pse kjo qeveri e ka të rëndësishme imazhin në media në Kosovë, më shumë sesa përmbushjen e premtimeve që u ka dhënë qytetarëve të Kosovës”

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit