1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Opozita kërkon zgjedhje të reja, Diman Basha: Tregoni që nuk është 1 prilli për këto humore

Rekomandime

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, ka ironizuar duke thënë se këta të fundit kanë shumë dëshira, por që kjo punë nuk don koment.

Basha në një prononcim për GazetaBlic, kërkesën e opozites për zgjedhje e ka cilësuar si shaka, duke thënë se këto humore opozita është dashur t’i bëjë me 1 prill, për çka thekson se tani nuk i merr askush seriozisht.

- Advertisement -

“A po kanë qejf zgjedhje opozita a ? Kanë shumë dëshira ata vallahi, po s’ka koment kjo punë. Tregoj opozites që nuk është 1 prilli, këto humore është dashur t’i bëjnë me 1 prill, jo sot se nuk i merr askush seriozisht”, deklaron Basha.

E se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja po e kërkon opozita madje disa thonë se çdo vonesë në këtë drejtim e rëndon gjendjen politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Qeveria duhet ta japë dorëheqjen.

Kurse, profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, thotë se vendi nuk është i gatshëm për zgjedhje të reja, marr parasyshë rreziqet e sigurisë sidomos në kontinentin e Evropës.Arifi në një prononcim për GazetaBlic, duke komentuar kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja, thotë se pavarësisht që qeveria ka dështuar të menaxhoj në mënyrë pozitive aspektet e energjisë, politikës së jashtme dhe situatën ekonomike, opozita nuk është e gatshme për zgjedhje të reja.

- Advertisement -

“Në çdo vend në gjendje normale kur një qeveri dështon të menaxhoj në mënyrë pozitive aspektet e energjisë, politikës së jashtme dhe situatën ekonomike normalisht që vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje, por duke parë rreziqet e sigurisë sidomos në kontinentin e Evropës mendoj që për momentin vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje sepse kërcënimet nga jashtë janë shumë më të mëdha.Sa i përket asaj se a ka gjasa të shkoj vendi në zgjedhje të reja, nuk besoj përshkak të rreziqeve që i përmenda edhe pse qeveria realisht ka dështuar në ato tri komponente shumë të rëndësishme të menaxhimit të shtetit, prap se prap mendoj që qevera është stabile sa i përket fuqisë politike dhe në parlament kështuqë nuk besoj që edhe opozita është e gatshme për zgjedhje të reja, pa marr parasysh që i kërkon”, thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit