-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Opozitarja serbe: Vuçiq do ta njihte Kosovën si shtet, por e ndalëm ne

Rekomandime

Nënkryetarja e Partisë Popullore në Serbi, Sanda Rashkoviq Iviq tha se protestat gjashtëmujore të opozitës dhe qytetarëve në të gjithë Serbinë ishin të suksesshme, sepse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nëse nuk do të kishte protesta – tha ajo – do të kishte nënshkruar një marrëveshje sipas së cilës “Serbia do të hiqte dorë përgjithmonë nga Kosova dhe Metohia dhe Prishtina do të merrte një vend në OKB”.

- Advertisement -

“Protestat patën sukses sepse doli që shumë në Serbi ishin të pakënaqur dhe sepse bojkoti i parlamentit, i cili rezultoi nga protesta, dërgoi një sinjal për publikun vendas dhe ndërkombëtar se gjërat duhet të ndryshojnë në Serbi. Nëse nuk do të ishte kështu, Vuçiq do ta kishte nënshkruar tashmë marrëveshjen për Kosovën dhe do të kishte pasur edhe më shumë tortura mediatike ndaj disidentëve sesa tani”, tha Rashkoviq Iviq në një intervistë, raportoi Partia Popullore.

Ajo theksoi se suksesi i madh i protestës është se është treguar se nuk ka apati në mes të njerëzve dhe se shumë janë të gatshëm të luftojnë për demokraci dhe një Serbi më të mirë.

“Regjimi është agresiv sepse ka frikë nga humbja e pushtetit dhe një numër i madh i njerëzve në SNS janë të pakënaqur sepse jo të gjithë u bashkuan në parti për të gjetur një punë, por shumë njerëz u bashkuan sepse besuan në patriotizëm, luftë kundër korrupsionit dhe të ardhme më të mirë, që e premtoi Vuçiqi”, tha Raskoviq Iviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit