7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Organizata e Bashkëpunimit Islamik me rezolutë bën thirrje për njohjen e Kosovës

Rekomandime

Presidentja Vjosa Osmani e ka përgëzuar Organizatën e Bashkëpunimit Islamik për nxjerrjen e një rezolute ku bëhet thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shtete anëtare që ende s’e kanë bërë këtë.

“E përgëzoj Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) për rezolutën që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës ta bëjnë këtë dhe të mbështesin anëtarësimet e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Twitter.

- Advertisement -

Osmani ka shkruar se mezi pret të punojë me shtetet anëtare për t’i thelluar marrëdhëniet.

Në rezolutën që e ka publikuar Osmani kërkohet nga shtetet mosnjohëse që ta konsiderojnë njohjen e pavarësisë së Kosovës “bazuar në të drejtat e tyre të lira dhe sovrane e gjithashtu edhe në praktikat kombëtare”.

Në rezolutë gjithashtu mirëpriten përpjekjet e Bashkimit Europian për të avancuar perspektivën europiane të Kosovës, derisa mbështetet dialogu Kosovë-Serbi. Po ashtu, OIC mirëpret bashkëpunimin ekonomik të Kosovës me shtetet anëtare.

- Advertisement -

Organizata, me seli në Arabinë Saudite, është e dyta organizatë ndërqeveritare më e madhja pas Kombeve të Bashkuara, me 57 shtete anëtare.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit