2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Organizata e mikut të Kurtit, protestë në Turqi kundër Ambasadës në Jerusalem

Rekomandime

Organizata e Ndihmës Humanitare (IHH) ka organizuar sot protestë në Ankara, kundër vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem. Osman Atalay, i cili në Kosovë u bë i njohur nga raportet e mira që i ka me Kurtin, është anëtar i bordit të IHH-së. Sot edhe Erdogan i ka shkruar letër kryeministrit Kurti, për t’i kërkuar rishikimin e vendimit për ambasadën në Jerusalem.

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, në dy letrat e dërguara në drejtim të Albin Kurtit, ka kërkuar shqyrtimin e vendimit të hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem. Në letër, Erdogan shkruan, se meqë ka dëgjuar që edhe Kurti “është i shqetësuar” për çështjen e Ambasadës, atëherë konsideron se do të ishte me dobi për Qeverinë e Kosovës që të rishqyrtojë vendimin për Ambasadën.

Në kryeqytetin turk ndërkohë sot është organizuar edhe një protestë nga Organizata e Ndihmës Humanitare (IHH) kundër hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Kush është IHH dhe kush është pjesë e kësaj organizate

- Advertisement -

Kjo organizatë joqeveritare turke e themeluar në vitin 1995, derisa njeriu kryesor i kësaj organizate është Fehmi Bülent Yıldırım. IHH ka shtritje të madhe në shumë shtete të botës, derisa aktiviteti i saj është i ndaluar në disa vende nën dyshimet për lidhje me Hamasin.

Në vitin 2008, Ministria e Mbrojtjes së Izraelit ia kishte ndaluar aktivitetin brenda shtetit, meqë kishin gjetur që e njëjta financohet nga fondet e Hamasit.

- Advertisement -

Pas këtij vendimi, vitin 2010, shteti i Izraelit të njëjtën organizatë e kishte vendosur nën vëzhgim nën dyshimet lidhur me terrorizëm, derisa në vitin 2012 e ka shpallur organizatë terroriste.

Veprimtarinë e IHH e ka ndaluar edhe Gjermania, meqë kishte gjetur se dega e kësaj organizate në Frankfurt kishte pasur lidhje me organizatën e Hamasit.

Organizata IHH,siç shkruan “Centre For American Progress”, ka lidhje edhe me partinë që udhëheq Reccep Tayip Erdogan, meqë shumë anëtarë të organizatës janë në pozitë udhëheqëse në AKP, raporton Gazeta Express.

Osman Atalay si pjesë e Bordit të IHH-së

Pjesë e Bordit të kësaj organizate është edhe Osman Atalay, i cili njihet për afërsinë e tij me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Një gjë e tillë dokumentohet edhe në njoftimet që vetë Atalay kishte publikuar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’.

Më 17 qershor të vitit 2019, Atalay kishte njoftuar për vizitën që më 20 qershor 2019 do të realizonte Albin Kurti në Turqi, bashkë me Mytaher Haskukën, Fitore Pacollin, Arben Vitinë, Albulena Haxhiun dhe Arbër Vokrrin.

Vetë Atalay ishte kujdesuar që t’ia organizonte pritjen Kurtit në Universitetin e Stambollit.

Për afërsinë e Albin Kurit me Osman Atalay në RTV Dukagjini kishte folur edhe gazetari kosovar Vehbi Kajtazi.

“Dyshimet e mia në orientimin e VV’së, dhe ky orientim i saj është një gjë që nuk do të shkojë gjatë dhe do të vertetohet mbase, janë lidhjet speciale që ky subjekt politik ka me Turqinë e Erodganit. Dhe dyshimet e mia janë për lidhje të veçantë atje, për njerëz specifik, dhe mua dyshimet më të mëdha mi hedh, vizita e një delegacioni të Vetëvendosjes para zgjedhjeve të kaluara në Stamboll”, thotë Kajtazi në RTV Dukagjini.

Kajtazi tutje në emision ngre telefonin ku shfaq fotografinë e Osman Atalay-t.

“Ky njeri mua më bën me dyshu mjaft shumë në këto lidhjet e Vetëvendosjes. Osman Atalay është drejtues i organizatës IHH, është organizatë e ashtuquajtur humanitare, turke. Drejtuesit e së cilës janë arrestuar për rekrutim të terroristëve shqiptarë në Siri dhe Irak. Dhe në çdo takim të VV’së dhe Kurtit ka qenë ky njeri, dhe ne deri sot s’kemi marrë asnjë shpjegim se pse ky njeri ka qenë nëpër këto takime ku ka qenë Albin Kurti. Kjo organizatë është themeluar në kohën e luftës së Bosnjës, organizatë e cila ka provu të dërgoj ndihma me anije, anije ku ka qenë edhe Fuad Ramiqi. Ajo që është më e rënd është që ky njeri, Osman Atalay, që drejton këtë organizatë, ka mbajtur konferencë në ditën e vrasjes së Osama Bin Laden, duke e konsideruar vrasjen akt terrorist, dhe e ka cilësuar Amerikën terroriste. Dhe ky njeri me këto deklarata, të cilat nuk janë larg që janë mbajtur, ndodhet në takime me kryeministrin tonë të ardhshëm, për çka do të duhej të sqarohej ky raport i z. Kurti me këtë njeri dhe organizatat që kanë lidhje me Al-Qaedan dhe organizatat tjera terroriste”, ka thënë tutje Vehbi Kajtazi.

Përveç kësaj, Kurti kishte marrë pjesë edhe në një organizim tjetër të Atalay, derisa nga ky i fundit ishte shoqëruar Kurtin edhe në vizitë që ia kishte bërë Xhamisë së famshme të “Aya Sofisë”

Atalay e kishte shoqëruar Kurtin edhe në vizitën që ky i fundit ia kishte bërë varrit të Sami Frashërit në Turqi më 19 qershor 2019.

Se Kurti dhe Atalay njihen, e dëshmon edhe fakti se kryeministri i Republikës së Kosovës e ndjek turkun në rrjetin social “twitter”

Anëtari i Bordit të IHH, Atalay lë të kuptohet se i përcjell me shumë vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, meqë në llogarinë e tij zyrtare në twitter, njofton për themelimin e Qeverisë së Kosovës me Kurtin kryeministër.

Anëtari i Bordit të IHH, Atalay lë të kuptohet se i përcjell me shumë vëmendje zhvillimet politike në Kosovë, meqë në llogarinë e tij zyrtare në twitter, njofton për themelimin e Qeverisë së Kosovës me Kurtin kryeministër.

Madje vetë Atalay në një shkrim autorial të publikuar në “Dikgazete”, e ka quajtur Kurtin edhe si “Shpresa e re për Kosovën”.

Në këtë shkrim Atalay ka treguar për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe për fitoren e thellë të Lëvizjes Vetëvendosje, derisa ka përmendur edhe keqqeverisjen që është bërë nga ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qëndrimet e Atalay për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Osman Atalay si përfaqësues i Organizatës IHH, kishte marrë pjesë edhe në një konferencë për media, duke dënuar vrasjen e Osama Bin Laden nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Atalay kishte thënë se vrasja e Bin Laden ka qenë ilegale dhe kishte bërë thirrje që të dënohej “terrorizmi amerikan”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit