2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Organizatat joqeveritare i kërkojnë Kurtit që të zmbrapset për Ligjin e Zgjedhjeve

Rekomandime

Organizata joqeveritare në vend kanë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të zbrapset sa i përket ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend. Kërkohet që për këtë të merren parasush rekomandime të shumta, përfshirë ato të dhëna nga vetë ato.

- Advertisement -

“Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut.

Për më tepër, ndryshimet e propozuara janë parciale dhe nuk i adresojnë të metat e këtij ligji. Kjo nuk duhet të ishte qasja që ndiqet ndaj reformave në përgjithësi, pasi është jo serioze dhe u shërben vetëm interesave të ngushta partiake”.

“I bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si iniciues e kësaj nisme legjislative që të tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pasi edhe në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurta për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. Në këtë mënyrë do të komprometohej i gjithë procesi zgjedhor”.

- Advertisement -

Këkresa e plotë:

Të tërhiqet iniciativa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”

- Advertisement -

Ne, organizatat e shoqërisë civile të cilat për kohë të gjatë kemi avokuar që reforma zgjedhore të ndodhë në Kosovë, dhe në këtë drejtim kemi propozuar rekomandime të shumta për të përmirësuar procesin zgjedhor, si në aspektin e organizimit ashtu edhe të rritjes së nivelit të përfaqësimit. Përkundër nevojës që vendi të ketë reformim të legjislacionit zgjedhor, kjo nuk e arsyeton urgjencën me të cilën po tentohet të ndryshohet Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Një proces kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend, duhet të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrje të opozitës dhe konsultim të gjerë me organizatat e shoqërisë civile, publikun dhe të fund të kërkohej edhe opinioni i Komisionit të Venedikut. Për më tepër, ndryshimet e propozuara janë parciale dhe nuk i adresojnë të metat e këtij ligji. Kjo nuk duhet të ishte qasja që ndiqet ndaj reformave në përgjithësi, pasi është jo serioze dhe u shërben vetëm interesave të ngushta partiake.

Andaj, i bëjmë thirrje Lëvizjes Vetëvendosje si iniciues e kësaj nisme legjislative që të tërhiqet nga kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Pasi edhe në rast të dështimit të Kuvendit për të zgjedhur Presidentin dhe si rrjedhojë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, zbatimi i ndryshimeve të propozuara do të haste në vështirësi për shkak të afateve të shkurta për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për votim në misionet diplomatike dhe konsullore të Kosovës jashtë vendit. Në këtë mënyrë do të komprometohej i gjithë procesi zgjedhor. Ndryshimet e tilla do të duhej të bëheshin të paktën një vite para se të mbahen zgjedhjet, ashtu siç rekomandohet me Kodin e Praktikës së Mirë për Çështje Zgjedhore të Komisionit të Venedikut. Në këtë moment, i gjithë fokusi i partive politike parlamentare duhet të jetë në shërbim të zgjedhjes së Presidentit të ri.

Organizatat nënshkruese:

Demokraci Plus (D+)

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)

Demokraci për Zhvillim (D4D)

Lëvizja FOL

Iniciativa për Progres (INPO)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet (Çohu)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit