11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Organizatat ndërkombëtare thirrje Danimarkës dhe Kosovës: Tërhiquni nga marrëveshja për burgjet me qira

Rekomandime

Qendra Botërore Kundër Torturës, me tri qendra në Gjenevë, Bruksel dhe Kopenhagë ka dalë me një komunikatë përmes së cilës kërkon që Danimarka dhe Kosova që të tërhiqen nga marrëveshja e tyre për burgjet me qira.

Në javët në vazhdim, Danimarka mund ta ratifikojë marrëveshjen me Kosovën për transferimin e 300 shtetasve të një shteti të tretë për të përfunduar dënimin në një burg kosovar, më shumë se 2 mijë kilometra larg.

- Advertisement -

Në një komunikatë të publikuar sot, organizatat lidere kundër-torturës i bëjnë thirrje Danimarkës dhe Kosovës që të tërhiqen nga marrëveshja e cila ngre shqetësime serioze rreth të drejtave të personave të privuar nga liria dhe shkel obligimet e marra nga Danimarka nën ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”, thuhet në komunikatën e OMTC.

Kësaj thirrje i janë bashkuar edhe IRCT dhe “Antigone”, duke thënë se nëse miratohet marrëveshja atëherë është shkelje e rregullave evropiane dhe të Kombeve të Bashkuara

Organizata Botërore kundër Torturës (OMCT), Observatori Evropian i Burgjeve, Këshilli Ndërkombëtar i Rehabilitimit për Viktimat e Torturës (IRCT) dhe Antigone e konsiderojnë këtë marrëveshje si një shkelje të qartë të rregullave evropiane dhe të Kombeve të Bashkuara për burgjet.

- Advertisement -

Nëse ratifikohet, marrëveshja nuk do të përmbushte standardet ndërkombëtare në lidhje me të drejtat dhe trajtimin e personave të privuar nga liria, duke përfshirë mosdiskriminimin; e drejta për jetë familjare; të kenë akses tek një avokat i zgjedhur; dhe detyrimin për të parandaluar, hetuar, sanksionuar dhe riparuar torturën dhe keqtrajtimet e tjera”, thuhet tutje në komunikatë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit