4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Orhan Aliti arriti t’i shpëtojë 6 persona të tjerë në aksidentin në Bullgari, por jo djalin e tij 23-vjeçar

Rekomandime

Orhan Aliti ishte njëri prej shtatë të mbijetuarve të aksidentit tragjik në Bullgari.

Ai kishte arritur të thyej xhamin e pasmë të autobusit dhe të kërcejë në rrugë.

- Advertisement -

Orhani për fat të keq nuk arriti të shpëtoj djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, axha i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregon për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin i cili edhe i kishte njoftuar për aksidentin tragjik.

“Informatat e para i kemi marrë pikërisht nga Orhani, që është baba i Visarit që nuk i mbijetoi aksidentit. Në ora 1:20 Orhani ka telefonuar të shoqen në Blegjikë, pasi punojnë në atë vend. Ka lajmërua se autobusi ka marrë flakë derisa vet me një vështirësi shumë të madhe ka mundur t’i thyej dritaret e prapme të autobusit dhe të del nga aty”, tha ai.

- Advertisement -

“Ka qenë rrëmujë afër tij. Kur ka rënë në tokë , siç i ka treguar të shoqes, ka thyer njërën këmbë dhe një unazë të shpinës. Në atë moment i ka bërtit djalit Visarit “kërce Visar, kërce”. Dhe nga ai moment djali nuk i është lajmëruar. Ai thotë se telefoni i Visarit i ka cingëruar”.

Samet Aliti thotë se pas kërcimit nga autobusi Orhani për pak ka qenë duke u aksidentuar nga një tjetër veturë por është shmangur disi.

- Advertisement -

Orhan Aliti tashmë është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe me vetëdije të plotë.

Megjithatë axha i tij thotë se ende nuk i kanë treguar që djali i tij Visari është në mesin e viktimave.

“I janë shmangur disi, duke i thënë policia është duke u marrë me këtë punë”, rrëfen më tej axha i Orhan Alitit.

Shiko këtu VIDEON:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit