11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Orteku zë një grup njerëzish, ata shpëtojnë pa lëndime

Rekomandime

Pamjet e xhiruara nga një telefon celular kapën momentin e frikshëm të një grupi njerëzish me motorë bore që ishin zënë në një ortek derisa po udhëtonin në Malet Uinta të Utah-s në SHBA.

- Advertisement -

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, Miles Penrose, dy nga vëllezërit e tij, dhe disa miq po shëtisnin me motora bore në një zonë që ata e njihnin mirë, kur filluan të ndien atë që në fillim mendohej të ishte një tërmet.

“Derisa u ktheva dhe shikova, mund të shihja valën e borës që po vinte”, shkroi ai në faqen e tij në rrjetet sociale.

Një anëtar i grupit arriti të kapte të gjithë ngjarjen me celularin e tij.

- Advertisement -

Disa në grup u ‘varrosën’ plotësisht ose pjesërisht, midis tyre vëllai i vogël i Penrose, Hunter.

Miles Penrose, i cili postoi videon në llogarinë e tij në rrjetet sociale, tregon një imazh të vëllait të tij më të vogël, Hunter, i cili ishte pjesë e grupit

- Advertisement -

“Nuk ka ndjenjë më të keqe se sa kjo”, shkroi Penrose i cili arriti të gërmonte borën për ta nxjerrë vëllain e tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit